• e hënë, 23 dhjetor 2024

Orban: Perëndimi është në prag të dërgimit të njësive ushtarake në Ukrainë, Brukseli po luan me zjarrin

Orban: Perëndimi është në prag të dërgimit të njësive ushtarake në Ukrainë, Brukseli po luan me zjarrin

Budapest, 19 prill 2024 (MIA) - Perëndimi është një hap larg dërgimit të ushtarëve në Ukrainë dhe sot në Bruksel sundon një shumicë proushtarake, njoftoi kryeministri hungarez Viktor Orban.

"Në Evropë disponimi është luftarak dhe politika dominohet nga logjika e luftës. Unë shoh përgatitje për luftë nga të gjitha anët. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dëshiron të krijojë një mision ukrainas të NATO-s. Udhëheqësit evropianë kanë hyrë tashmë në luftë, unë flas me ta, i dëgjoj, ata e shohin këtë luftë si të tyre dhe kështu po e udhëheqin atë", tha Orban.

Lideri hungarez tregoi një rritje graduale të ndihmës në Evropë për Ukrainën, duke filluar nga dërgimi i pajisjes ushtarake dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë deri në dërgimin e armëve dhe parave, publikoi HirTV.

"Para, para, armë, por situata nuk po përmirësohet, në fakt po përkeqësohet. Jemi një hap larg dërgimit të trupave nga Perëndimi në Ukrainë. Kjo është një vorbull lufte që mund ta tërheqë Evropën në thellësi. Brukseli po luan me zjarrin", paralajmëroi Orban dhe theksoi se Budapesti nuk do të tërhiqet në konfliktin ruso-ukrainas.

Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto deklaroi se strategjia e liderëve evropian është e dëmshme për evropianët dhe theksoi se edhe krahas asaj që liderët e BE-së "ndjehen sikur të ishin në luftë", Evropa nuk është, sepse "askush nuk e sulmoi". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR