• e premte, 05 dhjetor 2025

Orban: Nuk e dimë nëse zjarri në rafineri ishte incident apo sulm

Orban: Nuk e dimë nëse zjarri në rafineri ishte incident apo sulm

Budapest, 30 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban sot deklaroi se ka marrë raport nga Ministria e Punëve të Jashtme për zjarrin që ndodhi javën e kaluar në rafinerinë e naftës Dunav në Sazhalomba, dhe se "ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për incident, defekt ose sulm i jashtëm". 

Orban në njoftimin në Fejsbuk tha se "hetimi është në zhvillim e sipër". 

"Rafineria në Sazhalomba është një nga pesë objektet industriale më të rëndësishme strategjike në Hungari. Ministri i Punëve të Jashtme e Polonisë (Radosllav Sikorski) i kishte këshilluar ukrainasit ta hedhin në erë naftësjellësin Miqësia (Prijatelstvo). Shpresojmë që nuk është ky rasti. Çmimet e binznesit tashmë janë rritur", tha Orban. 

Ai shtoi se e ka urdhëruar ministrin e Ekonomisë, Marton Nagj, të negociojë me udhëheqësit e kompanisë energjetike hungareze MOL, dhe t’u bëjë të qartë se kompania nuk mund të kompensojë humbjet e fitimit duke rritur çmimet për konsumatorët, me rritjen e çmimeve të naftës.

Zjarri shpërtheu natën e 20 tetorit, ndërsa ishte lokalizuar ditën tjetër. qa/

Foto: Orban në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR