Orban i bëri thirrje kryetares së KE-së Ursula fon der Lajen të japë dorëheqje
- Kryeministri hungarez Viktor Orban sot i bëri thirrje kryetares së Komisionit Evropian (KE) Ursula fon der Lajen të japë dorëheqje, pasi Gjykata e drejtësisë së Bashkimit Evropian më 14 maj e shpalli Fon der Lajenin përgjegjëse për fshehjen e informatave për marrëveshje të furnizimit me vaksina.
- Post By Sara Ademi
- 15:16, 9 korrik, 2025
Budapest, 9 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot i bëri thirrje kryetares së Komisionit Evropian (KE) Ursula fon der Lajen të japë dorëheqje, pasi Gjykata e drejtësisë së Bashkimit Evropian më 14 maj e shpalli Fon der Lajenin përgjegjëse për fshehjen e informatave për marrëveshje të furnizimit me vaksina.
Orban e njoftoi këtë në rrjetin social X me fotografinë e stilizuar si faqe kryesore të resvistës "Tajms" kushtuar tërheqjes së ish presidentit amerikan Xho Bajden nga gara zgjedhore në vitin 2024, me fotografinë e Fon der Lajen dhe tekstin "Është koha për të iku".
Thirrja e tij vjen pasi më shumë se 70-të anëtarë të Parlamentit Evropian më 27 qershor mbështetën nismën për votim të mosbesimit për Fon der Lajen.
Eurodeputetët shqyrtuan këtë propozim të hënën, ndërsa për të duhet të votojnë nesër. sa/
foto: X