• e diel, 22 dhjetor 2024

Opozita në Slloveni e pengoi Kuvendin të votojë për njohjen e shtetit të Palestinës

Opozita në Slloveni e pengoi Kuvendin të votojë për njohjen e shtetit të Palestinës

Lubjanë, 3 qershor 2024 (MIA) - Opozita konservatore në Slloveni parashtroi propozim për pengimin e votimit të nesërm të Kuvendit slloven për njohje zyrtare të shtetit të Palestinës.

Partia Demokratike Sllovene (SDS) e ish kryeministrit Janez Jansha kërkoi "referendum konsultativ" për atë çështje, prandaj votimi i caktuar për nesër, e martë, shtyhet për të paktën një muaj.

Parlamenti tani duhet të votojë për propozimin në mbledhjen e arshshme më 17 qershor, ndërsa nëse hidhet poshtë, që ka shumë gjasa, do të mundet ta vazhdojë procedurën normale të votimit për shtetin e Palestinës, sipas gjitha gjasave madje më 8 korrik.

Qeveria sllovene javën e kaluar e dërgoi dekretin për Palestinën në Parlament për miratim, me çka e përshpejtoi procedurën e cila fillimisht duhej të përfundonte deri në mes të qershorit. 

Ai votim duhej të ishte formalitet, sepse shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme për miratimin e tekstit, ndërsa koalicioni qeveritar i qendrës së majtë ka 51 nga 90 vendet në parlament. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR