• e hënë, 23 dhjetor 2024

Opozita kërkon mbledhje të Komisionit për zgjedhjet dhe emërimet, për konstatim të listës së kandidatëve për anëtar të KSHZ-së

Opozita kërkon mbledhje të Komisionit për zgjedhjet dhe emërimet, për konstatim të listës së kandidatëve për anëtar të KSHZ-së

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Deputetë nga partitë opozitare shqiptare dhe maqedonase në kuadër të mbledhjes së sotme të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve kërkuan të caktohet mbledhje për konstatimin e listës së kandidatëve të paraqitur për zgjedhje të anëtarit të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ).

Kryetarja e Komisionit, Maria Georgievska tha se në bazë të kërkesës së tyre, do të caktohet mbledhje për të cilën do të marrin informatë nga shërbimet e Kuvendit rreth ditës dhe kohës së mbajtjes.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, shumë po zvarritet kjo çështje.

"Shumë gjatë po e zvarritni këtë çështje, edhe pse është e rregulluar me ligj. Askush nuk kërkon diçka që nuk i tkaon. Vetëm kërkohet në momente kur të gjithë e dimë se zgjedhjet do të mbahen më 8 maj të vitit të ardhshëm, opozita të ketë mundësi ta përmbushë vendin e zbrazët të anëtarit të KSHZ-së. Janë të paraqitur pesë kandidatë. Kuvendi ka shpallur konkurs. Data e konkursit ka përfunduar. Komisioni duhet vetëm të shohë cili nga këta pesë kandidatë, një apo më shumë, i përmbushin kushtet për t'u shqyrtuar si anëtarë të KSH-zë dhe Plenumi të deklarohet dhe ta zgjedhë anëtarin e KSHZ-së", tha ai.

Sipas Milloshokit, në mënyrë që të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike, duhet të bëhet zgjehdja e anëtarit të KSHZ-së.

Deputetja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini, në këtë proces sheh sabotim nga ana e kryetarit të Kuvendit.

Nëse pushteti dëshiron opozita shqiptare t'i ssapotojë zgjedhjet, tha Sahini, atë duhet ta bëjë në mënyrë më elegante.

"Konkursi për anëtar të KSHZ-së përfundoi më 16 nëntor 2023, ndërsa sot jemi 1 dhjetor dhe Komisioni ende nuk ka marrë raport. Mendoj sw deri më sot ka pasur mjaft kohë të merret ai raport dhe të vihet si pikë në rend dite", tha Shaini.

Pas emërimit të Krenar Llogës ministër të Drejtësisë, u zbraz një vend në KSHZ i cili duhet të plotësohet me përfaqësues të opozitës. Deri më tani, dihet vetëm se Abdush Demiri është kandidat i bllokut opozitar "Lidhja evropiane për ndryshim" për anëtar të KSHZ-së. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR