• e hënë, 23 dhjetor 2024

Operativa ndërtimore vendase me një vëllim të shtuar të punës jashtë vendit

Operativa ndërtimore vendase me një vëllim të shtuar të punës jashtë vendit

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Vlera e këstit të dakorduar jashtë vendit të operativës ndërtimore vendase në gjysmën e parë të vitit është 199.737 mijë denarë, që është 4,4 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Në gjashtë muajt e parë të vitit operativa jonë ndërtimore jashtë vendit ka kryer punë ndërtimore në vlerë të përgjithshme prej 100,192 mijë denarë, që është 16,2 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërtuesit vendas në periudhën janar - qershor kanë punuar në Gjermani, Mal të Zi, Shqipëri. Bullgari, Çeki, Danimarkë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR