Onlajn konsultime të Delegacionit të BE-së me organizata civile
- Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend, sot, prej orës 12 deri ora 13:30, do të mbajë onlajn konsultime për programimin e IPA III instrumentit për përkrahje të shoqërisë civile për periudhën 2024-2025.
- Post By Besnik Shuki
- 07:40, 4 prill, 2023

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend, sot, prej orës 12 deri ora 13:30, do të mbajë onlajn konsultime për programimin e IPA III instrumentit për përkrahje të shoqërisë civile për periudhën 2024-2025.
Konsultimet do t'i hapë Shtefen Hudolin, udhëheqës për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup.
"Diskutimet do të përqëndrohen në sektorët prioritarë dhe elementet tjera të rëndësishme, që duhet të përfshihen në programimin e Instrumentit për përkrahje të shoqërisë civile 2024-2025, duke përfshirë edhe çfarëdo rekomandime tjera specifike për zbatimin efikas të programit, informojnë nga Qendra civile për resurse.
Foto: MIA arkiv