• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Oleksandër Sirski komandant i ri suprem i armatës ukrainase

Oleksandër Sirski   komandant i ri suprem i armatës ukrainase

 Kiev, 8 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot ka emëruar  Oleksandër Sirski komandant suprem të Forcave të Armatosura të Ukrainës, pasi Valerij Zaluzhni u shkarkua nga funksioni.

"E emërova gjeneral-kolonelin Sirski komandant suprem të Forcave të Armatosura të Ukrainës", tha Zelenski. 

Ai shtoi se nga sot udhëheqjen e armatës ukrainase po e merr një ekip i ri. 

 "Dëshiroj që vizioni i luftës të jetë i njëjtë për ushtarët tanë në Robotin, Avdiivka dhe në Shtabin e Përgjithshëm", tha Zelenski.

Sipas tij, Sirski ka "përvojë të suksesshme mbrojtëse dhe sulmuese", sepse, siç thekson, ka udhëhequr një operacion mbrojtës në Kiev dhe një operacion për çlirimin në Harkov. 

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Ukrainës, Valerij Zaluzhni, u shkarkua paraprakisht sot, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov. 

 Zaluzhni, (50), u bë komandant i përgjithshëm i armatës ukrainase disa muaj përpara pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit 2022. Nën komandën e tij, trupat ukrainase parandaluan një pushtim të plotë dhe më vonë kthyen disa territore të pushtuara.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR