• e hënë, 23 dhjetor 2024

OKB: Më shumë se gjysma e strukturave në Gazë janë shkatërruar ose dëmtuar

OKB: Më shumë se gjysma e strukturave në Gazë janë shkatërruar ose dëmtuar

Gazë, 3 qershor 2024 (MIA) - Rreth 55 për qind e të gjitha objekteve në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar që nga shpërthimi i konfliktit në territorin palestinez tetë muaj më parë, sipas një analize paraprake satelitore të OKB-së. Analiza tregoi se u goditën më shumë se 137.000 ndërtesa, publikoi UNOSAT, agjencia për analiza satelitore e OKB-së, në "X".

Vlerësimi bazohet në një imazh satelitor të blrl më 3 maj dhe krahasuar me imazhet e bëra në maj të një viti më parë, shtatorin e kaluar dhe më 15 tetor, pak më shumë se një javë pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Imazhi i ri satelitor, u krahasua gjithashtu me imazhet e bëra gjatë disa datave në nëntor, pastaj përsëri gjatë muajve të parë të këtij viti, kumtoi UNOSAT.

"Sipas analizave të imazheve satelitore UNOSAT, janë identifikuar 36.591 objekte të shkatërruara, thuhet në kumtesën e agjencisë.

Në raportin thuhet se rreth 55 për qind e gjithsej objekteve në Rripin e Gazës ose gjithsej 135.142 është vlerësimi për njësitë e dëmtuara të banimit. ls/ 

Foto: Anadolia 

 

QËNDRONI TË LIDHUR