• e diel, 22 dhjetor 2024

Ohri plot në pikun e sezonit turistik veror

Ohri plot në pikun e sezonit turistik veror

Ohër, 31 korrik 2023 (MIA) – Festat e ardhshme dhe vapa e verës mbushën Ohrin dhe rivierën me mysafirë. Tradicionalisht, Ohri kulmin e sezonit turistik e arrin pikërisht për festën e “Ilindenit”, ashtu që qyteti dhe lagjet turistike sërish i  ngjajnë në sezonet më të mira kur në qytet është kërkuar më shumë shtretër.

Plazhet e liqenit janë plot me turistë, çarshia në qytet është e ngushtë për t'i pranuar të gjithë vizitorët. Më shumë turistë të huaj  ka në të ashtuquajturat udhëtime, të cilët çdo ditë e vizitojnë pjesën e vjetër të Ohrit gjatë vizitave  nëpër monumenteve kulturore-historike dhe lokalitetet më atraktive në qytet. 

Turistët e huaj janë më të shumtë në Ohër këtë sezon janë ata nga Turqia, por më shpesh ata në qytet janë vetëm për një ose dy ditë. Të organizuar në Ohër këtë sezon, verojnë më shumë turistë nga Polonia, Holanda dhe vendet fqinje. 

Për vizitshmëri shtesë gjithsesi kontribuojnë edhe ngjarjet e shumta kulturore dhe përmbajtjet argëtuese, koncertet që tradicionalisht organizohen rreth festave të Ilindenit. 

 Ajo që është karakteristike për pothuajse çdo sezon turistik veror është qëndrimi jo korrekt i një pjese të mysafirëve të cilët automjetet e tyre i parkojnë jashtë vendeve të përcaktuara për të mos paguar parkimin, si dhe moskujdesja ndaj higjienës dhe hedhja e mbeturinave kudo, në rrugë,  parqe dhe në liqen.

 Ekipet e ndlrmarrjeve komunale të qytetit ndodhen çdo ditë në terren që nga agimi dhe i mbledhin mbeturinat, por megjithatë mbetet përshtypja se në përgjithësi ndërgjegjësimi për nevojën e kujdesit për mjedisin është në nivel të pakënaqshëm.

 Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR