Ohri në ambient pranveror i pret mysafirët për festat e fundvitit
- Orët e fundit të vitit 2024 që po kalon Ohri po i kalon në shenjën e përgatitjeve të fundit për pritje sa më të mirë të mysafirëve që do ta kalojnë këtu natën e Vitit të Ri.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:06, 31 dhjetor, 2024
Ohër, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Orët e fundit të vitit 2024 që po kalon Ohri po i kalon në shenjën e përgatitjeve të fundit për pritje sa më të mirë të mysafirëve që do ta kalojnë këtu natën e Vitit të Ri.
Qyteti është zbukuruar në mënyrë solemne, posaçërisht rajoni qendror i qytetit, Sheshi dhe keji i Liqenit të Ohrit, ku që prej dje është vërejtur lëvizje festive, para së gjithash për shkak të mysafirëve të cilë me automjete dhe autobusë të shumtë arrijnë këtu për t'i kaluar këto ditë festive.
Për disponim të mirë të mysafirëve gjithsesi kontribuon moti me diell me temperatura larg zeros dhe pothuajse ambient pranveror, kështu që gjatë ditës terracat e kafeneve dhe restoranteve janë përplot me vizitorë. Lëvizja festive ndjehet edhe në Çarshi, tek keji dhe rrugicat që çojnë drejt lokacioneve atraktive për fotografim dhe përmendoret kulturore-historike në qytet.
Vitin 2025 hotelet dhe objektet e akomodimit në Rivierën e Ohrit do ta presin me kapacitete pothuajse të mbushura dhe arangzmane të shitura që para pothuajse dy javëve. Më të shumtë edhe kësaj radhe, për festat e fundvitit do të jenë mysafirët nga vendet fqinje, të cilët tradicionalisht e zgjedhin Ohrin për festat e fundvitit, para së gjithash për shkak të ambientit autentik dhe argëtimit të mirë.
Në Ohër do të ketë edhe mysafirë vendorë, por, para së gjithash ata të cilët kanë shtëpi dhe banesa të veta. ab/
foto/МIА