• e shtunë, 28 dhjetor 2024

OEMVP: Vendimi për sigurimin e makinave është i njëanshëm dhe i dëmshëm për biznesin dhe ekonominë në vend

OEMVP: Vendimi për sigurimin e makinave është i njëanshëm dhe i dëmshëm për biznesin dhe ekonominë në vend

Shkup, 9 maj 2024 (MIA)- Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e cilëson vendimin e Komisionit për sigurimin e autopërgjegjësisë si jo përkrahës për mirëqenien e biznesit dhe ekonomisë. Shumë biznese duhet të mbështeten në përdorimin e automjeteve për të kryer aktivitetet e tyre, si transporti i mallrave, shërbimeve ose punonjësve. Çmimet më të larta të polisave të sigurimit të makinave mund të kenë efekte më të gjera makroekonomike duke ulur besimin dhe shpenzimet e konsumatorëve, të cilat janë shtytës thelbësor i rritjes ekonomike.

“Mjedisi i biznesit bëhet dekurajues për kompanitë vendase si dhe për investimet e huaja, duke lënë pasoja afatgjate, por edhe në kundërshtim me sistemin legjislativ të BE-së, i cili ende i lejon Ministrisë së Financave të vendosë për primet e sigurimit të makinave, gjë që është në kundërshtim me acquis e BE-së”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.

Me këtë vendim të Komisionit të autopërgjegjësisë, kufizohen ingerencat e faktorëve të tjerë relevant siç janë kompanitë, me të cilin çmimet e autopërgjegjësisë kontrollohen plotësisht nga shteti.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR