• e hënë, 23 dhjetor 2024

OECD: Vendet e pasura e kanë arritur synimin financiar prej 100 miliardë dollarëve për klimën me dy vite vonesë

OECD: Vendet e pasura e kanë arritur synimin financiar prej 100 miliardë dollarëve për klimën me dy vite vonesë

Paris, 29 maj 2024 (MIA) - Vendet e pasura kanë përmbushur synimin për sigurimin e ndihmës vjetore prej 100 miliardë euro për klimën e vendeve më të varfëra për herë të parë në vitin 2022, edhe pse kjo është periudhë me dy vjet vonesë se e premtuara, publikoi OECD (Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik).

Vendet e zhvilluara siguruan 115,9 miliardë dollarë "duke arritur synimin e tyre kolektiv vjetor për herë të parë për mobilizimin e 100 miliardë dollarëve për veprim klimatik në vendet në zhvillim, kumtoi OECD. rq/

Foto: Arkiv i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR