• e hënë, 23 dhjetor 2024

OECD e rriti parashikimin për rritjen ekonomike botërore për vitin 2024

OECD e rriti parashikimin për rritjen ekonomike botërore për vitin 2024

Paris, 2 maj 2024 (MIA) - Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) sot i rriti parashikimet për rritjen ekonomike botërore në vitin 2024, veçanërisht falë dinamikës së rimëkëmbjes në SHBA.

Sot, OECD e rriti parashikimin e saj për rritjen globale në 2024 në 3,1 për qind, ndërsa sipas parashikimit të fundit ekonomik të organizatës nga shkurti ajo është 2,9 për qind.

"Optimizmi i kujdesshëm ka filluar të fitojë ekonominë globale," thuhet në raportin tremujor të OECD, i cili megjithatë vuri në dukje dallimet e mëdha midis vendeve.

Për SHBA-në ka rritje të parashikimit për rritje në 2,6 për qind në vititn 2024, në krahasim me 2,1 për qind paraprakisht të parashikuara.

Parashikimi për eurozonën është rritur lehtë, në 0,7 për qind, kundrejt 0.6 për qind të pritur më parë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s
 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR