• e diel, 22 dhjetor 2024

ODAS pas mbledhjes në MASH: Do të ulet vëllimi i testeve të gjuhës amtare

ODAS pas mbledhjes në MASH: Do të ulet vëllimi i testeve të gjuhës amtare

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Kemi marrë njoftim se vëllimi i testeve në gjuhën amtare do të zvogëlohet dhe se bankat me pyetje për lëndët interne do të jenë të disponueshme së paku katër javë para dhënies së provimit specifik, kumtoi Organizata për Dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve (ODAS), përfaqësuesit e së cilës sot pasdite janë takuar me ministrin Jeton Shaqiri.

Me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, ODAS zhvilloi takim me ministrin Jeton Shaqiri, drejtoreshën e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Bllagica Pavlovska dhe sekretaren shtetërore në MASH, Aneta Trpevska. Në takim u diskutuan kërkesat e gjimnazistëve në lidhje me dhënien e provimit të maturës shtetërore", thekson ODAS.

ODAS ishte organizatori i protestës para MASH më 17 mars dhe kërkesa e tyre ishte që të ulet vëllimi materialit për dhënien e provimit të maturës shtetërore ose, ndryshe, të ulet numri i provimeve të interne.

Kryetarja e Organizatës, Anisia Ugrinovska, para takimit të sotëm në MASH, deklaroi se pret që sërish t'i shprehin kërkesat e tyre dhe theksoi se për shkak të shumë orëve të humbura dhe humbjes së cilësisë së mësimdhënies, është më mirë që të zvogëlohet sasia e materialit për provimet e maturës.

"Kërkesat tona janë që të shkurtohet vëllimi i materialit të parashikuar për dhënien e provimit të maturës shtetërore për këtë vit. Kjo për shkak të numrit të madh të faktorëve që kanë ndikuar shumë negativisht në arsimin tonë, cilësinë e mësimdhënies dhe numrin e orëve që janë mbajtur. Gjatë krizës së koronës, mësimi ishte onlajn, kërcënimet me bombë ishin aktuale deri pak kohë më parë dhe penguan shumë mësimin, çdo ditë nxënësit evakuoheshin nga shkollat ​​dhe sigurisht që pati edhe protesta të mësuesve dhe grevë e punonjësve të NQP-së që penguan mbërritjen për një numër të madh të nxënësve në shkollë", tha Ugrinovska para takimit në MASH. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR