• e hënë, 23 dhjetor 2024

Oda: Në markete ka fruta dhe perime aq sa dërgohen, nuk është shkelur vendimi i Qeverisë

Oda: Në markete ka fruta dhe perime aq sa dërgohen, nuk është shkelur vendimi i Qeverisë

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Dënimet kundërvajtëse për marketet janë shqiptuar për shkak se në to nuk ka pasur sasi, apo ndërkaq, nuk ka pasur fare lloje të caktuara të frutave dhe perimeve të prëfshira me masat e Qeverisë, thanë sot në kumtesë përfaqësuesit e zinxhirëve të marketeve pranë Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Pohojnë se në shitore ka sasi të frutave dhe perimeve aq sa dërgojnë furnizuesit, përkatësisht se nuk janë në mundësi të shesin prodhime nëse furnizuesi nuk ua distribuon. Theksojnë se në asnjë rast nuk e kanë shkelur vendimin e Qeverisë dhe u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve kompetente të mos i ngarkojnë kompanitë me masa ndëshkuese, të cilat, siç thonë, do të kenë pasoja financiare për ta në këto çaste të rënda për ekonominë.

Nga Oda theksojnë se përfaqësuesit e zinxhirëve vendorë të marketeve tregtuese me prodhime ushqimore me pakicë e përshëndetën vendimin qeveritar për caktim të çmimeve më të larta për disa prodhime të caktuara në tregtinë me pakicë, si dhe obligimin e tregtarëve të sigurojnë dhe t'u shesin konsumatorëve lloje dhe sasi të caktuara të mallrave të caktuara (Gazeta zyrtare nr. 42-3066/3 nga data 21.3.2023), duke cekur se, me përpjekje të përbashkëta të Qeverisë dhe të Ministrisë së Ekonomisë, marrin pjesë në zbatimin e masave për ulje të krizës energjetike dhe për zbutje të rritjes së çmimeve. Por, qëndron në kumtesë, lidhur me lajmërimet në disa mediume elektronike për dënimet e shqiptuara penale dhe ato monetare për mosrespektim të vendimit qeveritar për ngrirje të çmimeve të disa llojeve të frutave dhe perimeve, kompanitë informojnë se nga Inspektorati i tregut janë bërë kontrolle në disa markete gjatë ditëve të kaluara. Informata se janë shqiptiar dënime kundërvajtëse është e saktë, ndërsa dënimet janë shqiptuar për shkak se në markete nuk ka pasur sasi, apo ndërkaq, nuk ka pasur fare fruta dhe perime të përfshira me masat e Qeverisë.

Pasi që ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi kumtoi se disa tregtarë do të sanksionohen për shkak të mosrespektimit të vendimit për çmime të ngrira, shumica zinxhirë vendorë të marketeve, pohojnë nga Oda, u lajmëruan me sqarimin se në markete nuk janë dërguar sasi apo nuk ka pasur fare fruta dhe perime të cialt janë përfshirë me masat e Qeverisë.

foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR