• e hënë, 23 dhjetor 2024

Oda gjermane: Nuk është patjetër të largoheni nga shteti për të punuar sipas standardeve gjermane

Oda gjermane: Nuk është patjetër të largoheni nga shteti për të punuar sipas standardeve gjermane

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Investimi gjerman "Markart" po ndërton me sukses historinë e tij për një dekadë në Veles. Prodhon komponentë ultra-modernë për markat më të mira të makinave me teknologjinë më të lartë dhe shumica e proceseve janë robotike. Fabrika dhe ndërtesa administrative janë bërë sipas standardeve botërore.

Siç theksoi sot menaxhmenti në takim me gazetarët, inovacionet janë në fokus, ndërsa prioritet janë punëtorët.

"Inovacionet janë historia jonë, por ne seriozisht jemi të përkushtuar ndaj punonjësve tanë. Ne u ofrojmë kushte të shkëlqyera, mundësi për zhvillim në karrierë dhe orar fleksibil të punës. Ky investim është një shembull i shkëlqyer që ju mund të punoni në pozita tërheqëse edhe në Maqedoninë e Veriut. Ne duam t'u përcjellim mesazhin të rinjve që përgatiten për tregun e punës, si dhe prindërve të tyre, se është e mundur të punohet në shtëpi sipas standardeve gjermane", tha drejtori i "Markart" Juren Shmit.

Sipas Antje Vandelt, drejtor i Odës gjermane (AHK) në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, mundësi atraktive për të rinjtë për zhvillim profesional mund të gjejnë edhe këtu.

"Shembull i shkëlqyer i punëdhënësve të mirë janë investitorët gjermanë, ndërsa një prej tyre është kompania "Markart". Unë kam gati një vit në vend dhe kam vizituar një numër të madh investimesh gjermane, por edhe kompani vendase. Ajo që pashë është se vërtet mundohen të ofrojnë kushte më të mira për të punësuarit. Besoj se ky trend do të vazhdojë të rritet me rritjen e numrit të investimeve në të ardhmen", thekson Vandelt dhe potencoi se ndonjëherë Gjermania është më afër nga sa mendojmë.

Gazetarët patën mundësinë të shihnin se mbi çfarë parimi funksionojnë makinat ultra moderne dhe iu prezantuan disa nga produktet, përfshirë këtu edhe kambio automatike për BMV me kristale Svarovski. rq/

Foto: MIA dhe AHK

 

QËNDRONI TË LIDHUR