• e martë, 24 dhjetor 2024

Oda ekonomike: Të tërhiqet ligji i ri për lojërat e fatit, do t'i mbyllë kompanitë dhe do të inkurajojë ekonomi gri 

Oda ekonomike: Të tërhiqet ligji i ri për lojërat e fatit, do t'i mbyllë kompanitë dhe do të inkurajojë ekonomi gri 

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Grupi për lojëra të fatit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut edhe njëherë publikisht e shpreh qëndrimin e organizatorëve të lojërave të fatit në pritje të miratimit të ligjit të ri për lojërat e fatit e cila është në procedurë parlamentare (votuar në seancën e Qeverisë më 21 shkurt 2023). Për anëtarët e Grupit, procedura e cila zbatohet për miratimin e ligjit në Parlament është e kontestuar për disa arsye. Ata kërkojnë që nga propozim-ligji të hiqet flamuri evropian dhe të tërhiqet tërësisht teksti për të lënë hapësirë ​​për një diskutim të gjerë në të cilin sektori i biznesit do të mund të argumentojë qëndrimet e tij, me qëllim miratimin e një ligji efikas dhe evropian. 

Rreth 54,000 njerëz marrin të ardhura të rregullta direkt dhe indirekt nga kompanitë anëtare të Grupit. Indikacionet tregojnë se nëse ligji miratohet siç propozohet, do të vendosë çelës në derën e operatorëve legalë të lojërave të fatit, por lojërat e fatit nuk do të ndalen, lojtarët do të kërkojnë një alternativë dhe do të kalojnë në vende ilegale, ku shteti nuk do të ketë kontroll as mbi fondet, as mbi sigurinë e lojtarëve.

"Së pari, flamuri evropian vendoset në Ligjin e ri për lojërat e fatit, edhe pse nuk ka një direktivë të veçantë që rregullon lojërat e fatit në Bashkimin Evropian, por i është lënë secilit vend individualisht që të rregullojë funksionimin ligjor. Flamuri europian i këtij ligji të ri të propozuar vendoset vetëm duke iu referuar Rekomandimit të BE-së - CELEX32014H0478 që i referohet mbrojtjes së konsumatorëve dhe lojtarëve të lojërave të fatit onlajn dhe parandalimit të pjesëmarrjes së të miturve në lojërat e fatit onlajn. Ky rekomandim nuk është i detyrueshëm as për anëtarët e BE-së dhe aq më pak për vendet anëtare aderuese. Me vendosjen e flamurit të BE-së në ligj, ai do të shqyrtohet nga Komision për Çështje Evropiane në Kuvendin e RMV-së, në vend të komisionit amë për financim dhe buxhet, duke pamundësuar kështu hapjen e debatit publik për ligjin e propozuar. Së dyti, megjithëse arsyetimi është se propozim-ligji i ri është sjellë për të përmirësuar aktivitetin, në fakt ndryshimet do të nënkuptojnë një mbyllje totale të industrisë së lojërave të fatit dhe do të nxisin një ekonomi gri në aktivitet, e cila tashmë me legjislacionin ekzistues është në një nivel jashtëzakonisht të lartë të rregulluar dhe në përputhje me ligjet evropiane", theksojnë nga Oda.

Oda tregon gjithashtu se propozim-ligji nuk miratohet në procedurë transparente me të cilën, siç nënvizohet, anashkalohet siguria juridike në veprimtarinë në të cilën për punën tyre të gjithë kompanitë kanë licenca të vlefshme për punë, me të cilën angazhohen dhe garantojnë respektimin e rregulloreve të përcaktiara ligjore dhe normave.

"Në propozim-ligjin edhe kësaj radhe është anashkaluar pjesa që jenon organizatorët të organizojnë lojera të fatit onlajn, si në të gjitha vendet evropiane. Organizatorët e lojërave të fatit si kompani me përgjegjësi shoqërore vazhdojnë edhe me fushata aktive edukative dhe mbështetje të fortë financiare, për çka besohet se do të merren parasysh indikacionet e biznesit dhe në Kuvend nuk do të votohet ligj, pasojat e dëmshme të të cilit do të jenë të shumëfishta", theksojnë nga Oda Ekonomike. ls/ 

Foto: Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR