• e hënë, 23 dhjetor 2024

Oda Ekonomike paralajmëron zgjidhje që të parandalohet përsëritja e goditjes ekonomike te kompanitë

Oda Ekonomike paralajmëron zgjidhje që të parandalohet përsëritja e goditjes ekonomike te kompanitë

Shkup, 13 prill 2023 (MIA) - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot ka njoftuar se do të dalë me parashikime dhe zgjidhje konkrete që të mos lejohet, siç thekson, përsëritjen e goditjes ekonomike te kompanitë.

Sipas Odës, zgjidhjet do të duhet të merren në kohë që të shmanget edhe një krizë tjetër energjitike që do të ishte fatale edhe për kompanitë edhe për ekonominë në tërësi. 

"Ky është një nga konkluzionet e miratuara në seancat e Këshillit Drejtues dhe të Kuvendit të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut që u mbajtën dje. Konkluzioni i këtillë vijon pasi  para dy trupave më të larta të Odës u prezentuan rezultatet e anketës së zbatuar për humbjet që kanë pësuar kompanitë anëtare të Odës në krizën energjetike të vitit 2022", informon Oda.

Masat dhe zgjidhjet e propozuara konkrete do të përcaktohen në seancën e posaçme të Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me Asociacionin Energjetik të Maqedonisë  (AEM), të caktuar për javën e fundit të prillit.

  

Këshilli Drejtues dhe Kuvendi i Odës e miratuan edhe raportin për zbatimin e programit vjetor të punës së Odës për vitin 2022. Në të njëjtën kohë,  u zgjeria edhe struktura e Odës  dhe u miratuan disa zgjidhje kadrovike, me vizionin, inovacionin dhe punën ekipore të të cilave po hapim rrugën drejt ndërtimit të Odës së të ardhmes.

Duke shpjeguar raportin për punën e Odës për vitin 2022 para anëtarëve të organeve më të larta, kryetari Branko Azeski e vlerësoi vitin si turbulent, me shumë sfida. 

 "Një shekulli qëndrojmë fort pas biznesit, edhe pse pas nesh  lëmë   një periudhë me shumë situata urbulente, kriza, ulje dhe ngritje të ekonomisë në shtet, në të cilën kompanitë arrijnë së bashku me Odën  t'i kalojnë këto, në numër më të madh, situata të paparashikuara. E shënuam 100-vjetorin jubilar   në mënyrë unike (jo me festime por me vepra), për çfarë konfirmim është edhe  Deklarata për Konsensus Social për Reforma Ekonomike, Politika dhe Masa, e cila deri më tani është nënshkruar nga më shumë se 150 kompani dhe institucione deri. I kemi rritur aktivitetet e projektit përmes të cilave i mbështesim kompanitë në avancimin e punës së tyre me masa dhe rezultate   konkrete, janë krijuar dhe zhvilluar mjete të reja digitale. Sot me siguri mund të themi  se imazhi i Odës  është përforcuar ndjeshëm dhe po vendosemi dhe po pozicionohemi si një faktor relevant përballë bartësve të politikave ekonomike, me qëllim që nuk do të guxonn ta anashkalojnë Odën për çështje që janë të rëndësishme për anëtaret e saj dhe për komunitetin e biznesit më të gjerë", theksoi Azeski. ar/

 Foto: Oda Ekonomike

 

QËNDRONI TË LIDHUR