• e hënë, 23 dhjetor 2024

Oda e Mjekëve dhe shoqatat e pacientëve nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

Oda e Mjekëve dhe shoqatat e pacientëve nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA) - Me qëllim të promovimit të bashkëpunimit të përbashkët në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për trajtimin e pacientëve dhe punën e mjekëve, Oda e Mjekëve ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me shoqatat e pacientëve, njoftojnë nga Oda e Mjekëve.

Dokumentin në emër të Odës e firmosën kryetarja Kalina Grivçeva Stardelova me përfaqësuesit e shoqatave të qytetarëve me sëmundje të veshkëve "Nefron", për sëmundje të rralla "Jeta me sfida", "Qendra Hepar" në Manastir, shoqatat për leuçeminë kronike mieloide, për mbështetje të njerëzve që jetojnë me HIV "së bashku më të fortë", "Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve, Shoqata e pacientëve me kancer dhe kujdestarët e tyre "HEMO-ONKA" dhe "FEMINA M" shoqatë për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike.

Kryetarja e Odës, Grivçeva Stardelova theksoi se memorandumi është shprehje e vullnetit të mirë të të dyja palëve për bashkëpunim më të afërt të mëtutjeshëm.

Aktivitetet e përbashkëta do të synojnë ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet pacientëve dhe mjekëve për përforcimin e besimit dhe vendosjes të lidhjes së partneritetit, dhënies së mbështetjes nga interesi i ndërsjellë përmes kumtesave të përbashkëta , konferencave për shtyp, forumeve.

Mjekët dhe pacientët do të realizojnë aktivitete të përbashkëta të kahëzuara drejt ngritjes së nivelit të shëndetit të përgjithshëm dhe së bashku do të marrin pjesë para institucioneve kompetente për propozimin e zgjidhjeve për çështje nga interesi i ndërsjellë.

"Si aktivitet prioritar në periudhën në vijim identifikohej nevoja e përfshirjes së përbashkët në procesin e ndryshimit dhe plotësimit të Listës pozitive të medikamenteve", raportojnë nga Oda e Mjekëve.

Nënshkruesit e  memorandumit, gjithashtu do të mbajnë edhe takime të rregullta koordinatore, ndërsa në këto aktivitete do të mund të bashkangjiten edhe shoqata tjera të pacientëve të cilët i ndajnë qëllimet dhe interesat e njejta. sa/

Foto: Oda e Mjekëve 

QËNDRONI TË LIDHUR