• e shtunë, 06 korrik 2024

OCHA: Heqja e mjeteve shpërthyese në Rripin e Gazës do të zgjasë 14 vjet

OCHA: Heqja e mjeteve shpërthyese në Rripin e Gazës do të zgjasë 14 vjet

Nju Jork, 30 prill 2024 (MIA) - Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA) njoftoi se heqja e bombave dhe llojeve të tjera të municioneve të pashpërthyera në Rripin e Gazës mund të zgjasë 14 vjet.

Sipas vlerësimeve të KB-së, gjatë luftës në Rripin e Gazës u krijuan 37,5 milion ton mbeturina, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë të mbuluara me bomba dhe lloje të tjera municionesh që nuk kanë shpërthyer.

OCHA njofton se rreth dy milion persona ose gjysma e popullsisë së Rripit të Gazës kanë gjetur strehë në Rafah, por nuk kanë qasje në nevojat bazë si kujdesi shëndetësor, ujë të pastër dhe objekte sanitare. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR