OCHA: Bandat e vjedhin ndihmën për Rripin e Gazës dhe e shesin në tregun e zi
- - Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA) alarmon se ka indikacione se rendi publik në Rripin e Gazës po shkatërrohet dhe se bandat e vjedhin ndihmën për civilët dhe e shesin në tregun e zi.
- Post By Fitore Curri
- 19:08, 27 shkurt, 2024

Nju-Jork, 27 shkurt 2024 (MIA) - Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA) alarmon se ka indikacione se rendi publik në Rripin e Gazës po shkatërrohet dhe se bandat e vjedhin ndihmën për civilët dhe e shesin në tregun e zi.
Zëdhënësi i OCHA, Jens Lerke deklaroi se kamionët që transportojnë ndihmë humanitare shpesh janë ndaluar pasi e kalojnë kufirin dhe zbrazen, ndërsa pastaj produktet paraqiten në tregun e zi.
Në praktikë nuk ka polici në Rripin e Gazës, por sipas Larkes KB e ka hedhur poshtë mundësinë që autokolonat e tyre të shoqërohen nga rojet e armatosura.
"KB-ja nuk funksionon ashtu", theksoi Larke. fc/