OBT: Transporti i grurit përmes Kanalit të Suezit është ulur për gati 40 për qind
- Vetëm gjysmë ton grurë është transportuar përmes Kanalit të Suezit në gjysmën e parë të janarit, që është për 40 për qind më pak se më parë, njoftoi Organizata Botërore e Tregtisë.

Gjenevë, 18 janar 2024 (MIA) - Vetëm gjysmë ton grurë është transportuar përmes Kanalit të Suezit në gjysmën e parë të janarit, që është për 40 për qind më pak se më parë, njoftoi Organizata Botërore e Tregtisë.
Arsyeja e uljes së sasisë së drithit të transportuar në këtë rrugë janë sulmet e shpeshta nga Huthët në anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.
Të dhënat bazohen në një tabelë të zhvilluar bashkërisht nga Këshilli Ndërkombëtar i Drithërave (IGC) dhe Organizata Botërore e Tregtisë, kumtoi OBT.
Më herët, shefi i Drejtorisë së Kanalit të Suezit, Osama Rabi, deklaroi se të ardhurat e Egjiptit nga pagesat përmes kanalit të Suezit janë ulur për 40 për qind që nga fillimi i vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 2023.
Sulmet e Huthëve të Jemenit në Detin e Kuq, të cilët në solidaritet me Hamasin sulmojnë anijet e lidhura me Izraelin, kanë detyruar shumë anije të udhëtojnë rreth Kepit të Shpresës së mirë të Afrikës drejt Azisë, në vend që të kalojnë përmes Kanalit të Suezit. ls/
Foto: Arkiv