• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH: Spitalet në Gazë do të përjetojnë kolaps nëse nuk arrin ndihmë

OBSH: Spitalet në Gazë do të përjetojnë kolaps nëse nuk arrin ndihmë

Gjenevë, 30 janar 2024 (MIA) - Ka luftime shumë intensive mes ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit rreth institucionit më të madh shëndetësor në Gazë, spitalin "Naser" në Kan Junis, i cili ende punon, por ajo do të përjetojë kolaps nëse së shpejti nuk arrin ndihmë më e madhe, kumtoi sot Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).

Pas më shumë se tre muajve bombardime në ofensivën izraelite ndaj Gazës, më shumë spitale në enklavë tashmë nuk punojnë. Kombet e Bashkuara njoftojnë se një nga përjashtimet e vogla është spitali "Naser", në Kan Junis, në pjesën qendrore të Gazës, i cili punon në minimum dhe është i rrethuar nga armata izraelite.

"Situata rreth spitalit 'Naser' vetëm po përkeqësohet...të shtëna, luftime në afërsi, vështirësi për njerëzit që të vijnë ose të shkojnë nga spitali", deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Kristijan Lindmajer në brifingun në Gjenevë.

Në spital janë strehuar mijëra persona të dëbuar, mjekë dhe pacientë.

OBSH sot kumtoi se një dërgesë e dedikuar për spitalin u sulmua nga një turmë e uritur njerëzish. 

Si-En-En publikoi se njerëzit në Gazë hanë bar dhe pinë ujë të papastër dhe janë të eksponuar në rrezik të lartë nga uria dhe vdekja.

OBSH paraprakisht kumtoi se gjysma e personelit mjekësor ka ikur dhe se aty nga 24 mjekë, tani kanë mbetur vetëm dy. bsh/

EPA

QËNDRONI TË LIDHUR