• e martë, 24 dhjetor 2024

OBSH: Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40 për qind të rasteve të vdekjes në Evropë

OBSH: Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40 për qind të rasteve të vdekjes në Evropë

Gjenevë, 15 maj 2024 (MIA) - Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40 për qind të rasteve të vdekjes në Evropë, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke ju bërë thirrje evropianëve që ta ulin përdorimin e kripës. 

Kjo arrin 10.000 raste të vdekjes në ditë, ose katër milionë në vit.

"Zbatimi i politikave të drejtuara për uljen e përdorimit të kripës për 25 për qind do të mund të shpëtojë rreth 900.000 jetë nga sëmundjet kardiovaskulare deri në vitin 2030", thekson Hans Kluge, drejtor i filialit evropian të OBSH-së. 

Në Evropë, çdo person i tretë i rritur i moshës prej 30 deri 79 vjet vuan nga hipertensioni, shpesh për shkak të konsumit të madh të kripës. 

Pesëdhjetë e një nga 53 vende në rajonin evropian të OBSH-së konsumojnë kripë mbi maksimumin e rekomanduar të OBSH-së prej pesë gramë, ose një lugë kafeje, kryesisht për shkak të ushqimit të përpunuar.

"Sasia e madhe e konsumit të kripës e rrit presionin në gjak, i cili është faktor kryesor i rrezikut për sëmundje kardiovaskulare siç janë sulmi në zemër dhe sulmi në tru", njoftoi OBSH. 

Evropa ka prevalencë më të lartë të presionit të gjakut në botë, thuhet në raport. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR