• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH: Ofensiva izraelite në Rafah do të shkaktojë katastrofë të paimagjinueshme

OBSH: Ofensiva izraelite në Rafah do të shkaktojë katastrofë të paimagjinueshme

Gjenevë, 14 shkurt 2024 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetsisë (OBSH) sot paralajmëroi se ofensiva ushtarake izraelite ndaj qytetit Rafah në pjesën jugore të Gazës do të shkaktojë "katastrofë të paimagjinueshme" dhe do ta sjellë sistemin shëndetsor në enklavë më afërt në prag të kolapsit.

"Aktivitetet luftarake në këtë zonë të mbipopulluar, kuptohet, do të ishin fatkeqësi e paimagjinueshme dhe do ta zgjeronin më tutje fatkeqësinë humanitare në përmasa të paimagjinueshme", theksoi Riçard Piperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor.

Ai shtoi se aktivitetet ushtarake do ta rrisin barrën ndaj sistemit plotësisht të mbingarkuar shëndetësor, i cili tashmë është "në gjunjë" dhe do ta shtyjnë "në prag të kolapsit".

Peperkorn theksoi se aftësia e OBSH-së që të distribuojë ndihmë mjekësore në Gazë është e kufizuar, pasi një numër i madh nga kërkesat e tyre për furnizime janë refuzuar.

Ai potencoi se nga nëntori vetëm 40 për qind nga misionet e OBSH-së në pjesën veriore të Gazës kanë marrë leje nga autoritetet izraelite, ndërsa ky numër është ulur ndjeshëm që nga janari

"Të gjitha këto misione janë refuzuar, parandaluar ose refuzuar", tha Peperkorn, duke shtuar se është "absurde" që janë miratuar vetëm 45 për qind nga kërkesat e OBSH-së për misione në Gazën jugore. 

Izraeli paraprakisht mohoi se është bllokuar hyrja e ndihmave në enklavën palestineze. rq/bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR