• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH: Ndihma mjekësore nuk ka hyrë në Gazë që nga marrja e vendkalimit Rafah nga Izraeli më 6 maj

OBSH: Ndihma mjekësore nuk ka hyrë në Gazë që nga marrja e vendkalimit Rafah nga Izraeli më 6 maj

Gazë, 17 maj 2024 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot njoftoi se nuk ka qenë në mundësi të dorëzojë ndihmë mjekësore në Rripin e Gazës pasi forcat e armatosura izraelite morën vendkalimin Rafah në kufirin me Egjiptin më 6 maj. 

“Dorëzimi i fundit i ndihmës mjekësore ka qenë para datës 6 maj. Nuk kemi karburant. Ka spitale me urdhër evakuimi. Kjo është gjendje në të cilën nuk mundemi fizikisht të lëvizim", deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq në brifingun me gazetarët. 

Autoritetet palestineze të shëndetësisë kanë paralajmëruar se disa objekte shëndetësore që ende funksionojnë janë në rrezik për mbyllje për shkak të ofensivës izraelite në Rafah, ku jetojnë 1.4 milionë njerëz, raporton Al Xhezira.

Në seancën e sotme në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për çështjen e gjenocidit të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit për agresionin në Rripin e Gazës, zyrtarët izraelitë pretendojnë se ushtria po ofron një fluks të mjaftueshëm ndihme në enklavë. Izraeli gjithashtu i përshkroi si të rrejshme pretendimet e Afrikës së Jugut se në Rafah nuk arrijnë ndihma e mjaftueshme humanitare,

Sipas autoriteteve në enklavën palestineze më shumë se 35.000 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite ndaj Gazës që nga 7 tetori, ndërsa forcat izraelite kanë vrarë rreth 500 palestinezë në Bregun Perëndimorë të okupuar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR