• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH: Me shkatërrimin e Al-Shifës, është shkulur zemra e sistemit shëndetësor në Gazë

OBSH: Me shkatërrimin e Al-Shifës, është shkulur zemra e sistemit shëndetësor në Gazë

Gjenevë, 2 prill 2024 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) sot njoftoi se shkatërrimi i spitalit Al-Shifa në Rripin e Gazës ka "shkulur zemrën" e sistemit shëndetësor në enklavën palestineze.

"Shkatërrimi i Al-Shifaa ka shkulur zemrën e sistemit shëndetësor. Ky ishte një vend ku njerëzit shkonin për të marrë përkujdesin që ofron një sistem i mirë shëndetësor, të cilin ne të gjithë presim ta marrim nëse kemi nevojë", tha zëdhënësja e OBSH-së, Margareth Harris.

Pas operacionit dyjavor, forcat izraelite dje u larguan nga spitali Al-Shifa në qytetin e Gazës, në të cilin u shkatërrua kompleksi spitalor, raportojnë mediat britanike.

Hamasi njoftoi se pas operacionit izraelit, trupa të njerëzve janë gjetur me duar të lidhura dhe të varrosur të gjallë, si dhe se ndërtesat aty pranë janë djegur dhe janë shkatërruar, ndërsa civilët janë vrarë.

Hamasi u ka bërë thirrje organeve gjyqësore ndërkombëtare, veçanërisht Gjykatës ndërkombëtare të drejtsisë që të "fillojnë një hetim të mirëfilltë për krimet e kryera në spitalin Al-Shifa dhe rrethinën e tij dhe për të gjitha krimet e kryera në këto gjashtë muaj".

Agjencia Anadolu njofton se gjatë kohës së sulmeve dyjavore në spital, armata izraelite ka vrarë mbi 200, ndërsa ka arrestuar më shumë se 900 palestinezë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR