OBSH: Kriza në Sudan do të përkeqësohet për shkak të mungesës së ndihmës humanitare
- Kriza në Sudan mund të përkeqësohet gjatë muajve të ardhshëm, pasi shpërndarja e ndihmës humanitare dhe pajisjes mjekësore ende është e kufizuar, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
- Post By Besnik Shuki
- 15:19, 12 prill, 2024

Gjenevë, 12 prill 2024 (MIA) - Kriza në Sudan mund të përkeqësohet gjatë muajve të ardhshëm, pasi shpërndarja e ndihmës humanitare dhe pajisjes mjekësore ende është e kufizuar, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Lufta ka shpërthyer në Sudan në prill të vitit 2023 mes armatës sudaneze dhe forcave paramilitare për përkrahje të shpejtë (RSF), duke e shkatërruar infrastrukturën e vendit dhe duke shkaktuar uri dhe shpërngulje të milionë njerëzve brenda dhe jashtë vendit.
Mijëra civilë janë vrarë në konfliktin, por vlerësimet për numrin e saktë të viktimave janë të ndryshme, ndërsa të dy palët akuzohen për krime lufte. bsh/
Foto: MIA arkiv