• e hënë, 23 dhjetor 2024

OBSH: Infeksion i konfirmuar me një lloj të ri të gripit të shpendëve tek njerëzit

OBSH: Infeksion i konfirmuar me një lloj të ri të gripit të shpendëve tek njerëzit

Gjenevë, 6 qershor 2024 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dje njoftoi se një pacient ka ndërruar jetë pas infeksionit të parë laboratorik të konfirmuar të një nëntipi të gripit të shpendëve.

OBSH njoftoi se më 24 prill ka ndërruar jetë meksikani 59 vjeçarë pas shfaqjes së simptomave të etheve, frymëmarrjes së vështirësuar, diarresë, të përzierat dhe shqetësimit të përgjithshëm, raportojnë mediat britanike.

"Ky është rasti i parë njerëzor i konfirmuar nga laboratori i infeksionit të gripit të shpendëve A(H5N2) i raportuar globalisht dhe infeksioni i parë me virusin H5 te një pacient në Meksikë. Viktima nuk kishte histori të ekspozimit ndaj shpendëve apo kafshëve të tjera", thuhet në njoftimin e OBSH-së. 

Rastet e nëntipit të gripit të shpendëve A(H5N2) më parë janë raportuar te shpendët në Meksikë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-sа

QËNDRONI TË LIDHUR