OBSH: Fëmijët në Evropë janë të ekspozuar në rrezik nga përdorimi problematik i rrjeteve sociale dhe lojërat e tepërta onlajn
- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot paralajmëroi se përdorimi problematik i rrjeteve sociale është në rritje ndërmjet fëmijëve në Evropë dhe se ekziston rrezik ata të zhvillojnë varësi nga lojërat onlajn.
- Post By Sara Ademi
- 12:13, 25 shtator, 2024
Kopenhagë, 25 shtator 2024 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot paralajmëroi se përdorimi problematik i rrjeteve sociale është në rritje ndërmjet fëmijëve në Evropë dhe se ekziston rrezik ata të zhvillojnë varësi nga lojërat onlajn.
"Na nevojitet një aksion i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm që t'u ndihmojmë adoleshentëve të ndalojnë përdorimin e dëmshëm potencial të rrjeteve sociale, për të cilat u tregua se çojnë në depresion, ankth dhe rezultate të dobëta në shkollë", tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.
Në vitin 2022, gjtihsej 11 për qind e adoleshentëve (13 për qind e vajzave dhe 9 për qind e djemve) kishin shenja të përdorimit problematik të rrjeteve sociale, ndërsa katër vite më parë ishte vetëm shtatë për qind.
Të dhënat janë marrë në hulumtimin i cili përfshiu 280.000 fëmijë të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç nga 44 vende në Evropë, Azinë Qendrore dhe Kanada.
Tek ata vërehen simptoma të ngjashme me ato të varësisë, ndërsa ato janë pamundësia për t'u kontrolluar përdorimi i tepërt, ndjenja e tërheqjes dhe braktisja e aktiviteteve tjera në interes të rrjeteve sociale dhe pasojat negative nga përdorimi i tepërt në jetën e përditshme.
Ky fenomen është më i përhapur tek adoleshentët rumunë të moshës 13 dhe 15 vjeç, 28 për qind e tyre, dhe më pak tek adoleshentët holandezë (tre për qind).
Shkak për shqetësim është se një e treta e adoleshentëve luajnë lojëra onlajn çdo ditë, ndërsa 22 për qind e tyre luajnë për të paktën katër orë, sipas të dhënave të OBSH-së.
Rreth 12 për qind e adoleshentëve kanë sjellje problematike lidhur me lojërat onlajn, nga të cilët 16 për qind janë djem, ndërsa 7 për qind janë vajza. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s