• e hënë, 23 dhjetor 2024

O'Brajani: SHBA-ja duhet të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të GJNP-së të cilët arrestimin e Netanjahut

O'Brajani: SHBA-ja duhet të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të GJNP-së të cilët arrestimin e Netanjahut

Uashington, 22 maj 2024 (MIA) -  SHBA-ja duhet të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) të cilët kërkojnë arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, tha Robert O'Brajani, njëri nga këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme të kandidatit republikan për president Donald Tramp.  

O'Brajani u takua me Netanjahun dhe  zyrtarë të tjerë izraelitë në Jerusalem gjatë një vizite disaditore në Izrael. 

 Ai e kritikoi vendimin e GJNP-së për lëshimin e urdhërarresteve për Netanjahun dhe ministrin e Mbrojtjes Joav Galant.

 "Mund të vendosim sanksione në llogaritë bankare, të kufizojmë udhëtimin. Mund të vendosim viza për këta prokurorë dhe gjykatës të korruptuar. Mund të tregojmë se jemi të vendosur",tha O'Brajani.

 Me të ranë dakord edhe ish-ambasadori amerikan në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhon Rakolta dhe ish-ambasadori në Zvicër, Ed Mekmaleni.

 Foto: Jutjub

 

QËNDRONI TË LIDHUR