• e martë, 26 nëntor 2024

O'Brajan: Kritikë serioze për secilin që e pengon funksionimin e OSBE-së, ai është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj vlerave të saj

O'Brajan: Kritikë serioze për secilin që e pengon funksionimin e OSBE-së, ai është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj vlerave të saj

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Duhet t'i drejtojmë kritikë serioze secilit që ka për qëllim ta bllokojë funksionimin e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, sepse ai do të ishte kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj vlerave dhe angazhimeve themelore të saj, por edhe ndaj jetëve të miliona njerlzve të cilët tentojnë t'i gëzojnë të drejtat themelore të njeriut, potencoi sot ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O'Brajan.

Ai në fjalimin e tij gjatë Takimit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup theksoi se OSBE-ja e tregon rrugën e qeverive të cilat punojnë në promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave themelore të njeriut.

"Prania jonë këtu nuk është vetëm privilegj por edhe zgjedhja jonl, sepse jemi të vetëdijshëm se secili prej nesh punon në atë për t'i arritur aspiratat për realizim të të drejtave themelore të njeriut, ndërkaq mu për këtë na nevojitet ndihmë nga partnerët tanë. E mbështesim Organizatën jo vetëm për shkakun tonë. Jemi këtu për të qenë për njrëi-tjetrin, jemi këtu për popullatën më të ndjeshme në secilën shoqëri", tha O'Brajan.

Bllokada apo mosrespektimi i parimeve të Organizatës, siç tha, është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj vlerave të saj themelore për të cilat angazhohet që nga viti 1975.

Ai mbetet në qëndrimin me kolegët e tij se ofenziva ruse ndaj Ukrainës është kërcënim i drejtpërdrejtë për lirinë e popullatës civile, për të drejtën ndërkombëtare, si dhe parimet e kësaj Organizate.

"Rusia vazhdon t'i shkelë parimet e OSBE-së. I bashkangjitem zërit të kolegëve të mi të cilët i bëjnë thirrje Rusisë t'i ndalë shkeljet e parimeve themelore të Organizatës, por nuk jemi të sigurt se kanë vullnet ta dëgjojnë. Besoj se OSBE-ja do të përparojë dhe se Malta si kryesuese do të mund të kryejë punë të shkëlqyeshme në vitin 2024", tha O'Brajan. ab/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR