• e premte, 26 korrik 2024

O'Brajan dhe Shallenberg diskutuan për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

O'Brajan dhe Shallenberg diskutuan për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Vjenë, 25 korrik 2024 (MIA) - Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Xhejms O'Brajan mbrëmë në Vjenë u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Shallenberg, me të cilin ka biseduar për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

"Unë u takova me ministrin austriak të Punëve të Jashtme Aleksandar Shallenberg në Vjenë për të konfirmuar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe, bashkëpunimin për ndihmë të Ukrainës dhe angazhimin tonë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor,", shkroi O'Brajan në profilin e tij në rrjetin X. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR