• e hënë, 23 dhjetor 2024

Obrador: Dhjetë mijë migrantë në ditë udhëtojnë drejt SHBA-së për shkak të sanksioneve të tyre drejt Kubës dhe Venezuelës

Obrador: Dhjetë mijë migrantë në ditë udhëtojnë drejt SHBA-së për shkak të sanksioneve të tyre drejt Kubës dhe Venezuelës

Meksiko Siti, 3 tetor 2023 (MIA) - Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador mbrëmë vlerësoi se rreth dhjetë mijë migrantë në ditë shpejtojnë drejt kufirit jugor amerikan për shkak të sanksioneve ekonomike të vendosura nga SHBA-ja për vendet si Kuba dhe Venezuela.

Lopez Obrador tha se numri i migrantëve, të cilat kanë arritur në kufirin e Meksikos me SHBA-në, pjesërisht ka të bëjë me faktin se vetëm javën e kaluar rreth gjashtë mijë migrantë në ditë kanë kaluar në vendin e tij nga Guatemala. Sipas tij, shumë prej këtyre migrantëve udhëtojnë në Amerikën Qendrore përmes kalimit Darien mes Panamasë dhe Kolumbisë, e cila është e mbuluar me xhungël dhe plotë me rreziqe.

SHBA-ja i ka sanksionuar Kubën dhe Venezuelën për shkak të, siç thonë, shkeljes së tyre të demokracisë.

Obrador thotë se sanksionet kanë të bëjnë me dallime ideologjike, e jo me mungesë të respektimit të të drejtave të njeriut dhe shtoi se "sanksionet dhe bllokadat janë të paqëndrueshme".

Ai dje e kritikoi edhe ndihmën amerikane për Ukrainë dhe porositi se SHBA-ja duhet të harxhojnë një pjesë të parave të dërguar në Ukrainë për zhvillim ekonomik të Amerikës Latine. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR