Nxënësit nesër kthehen në mësime për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2024-2025
- Pas pushimit dimëror trejavor, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nesër do të kthehen në mësim në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2024/2025.

Shkup, 19 janar 2025 (MIA) - Pas pushimit dimëror trejavor, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nesër do të kthehen në mësim në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2024/2025.
Ai do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve, të cilët sipas kalendarit të organizimit të vitit shkollor në shkollat e mesme publike, do të mësojnë deri më 16 maj 2025.
Viti shkollor nuk do të zgjatet si vitin e kaluar sepse nuk do të ketë pushim pranveror, i cili u vendos vitin e kaluar.
Lidhur me këtë vendim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka anketuar mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e klasave më të larta këtë vit shkollor dhe, siç informoi, shumica janë shprehur se nuk duan pushim pranveror. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s