• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nxënësit kthehen në mësime, tekstet shkollore dorëzohen në kohë

Nxënësit kthehen në mësime, tekstet shkollore dorëzohen në kohë

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Viti i ri shkollor 2024/25 fillon sot për 245 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Viti shkollor do të zgjat nga 2 shtatori deri më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të nxënësve nga vite përfundimtare në arsimin e mesëm, të cilët do të kenë mësim deri më 16 maj. Mësimi fillon me prani fizike, ndërsa onlajn mësim do të ketë për nxënësit nga disa shkolla, ku, siç tha, udhëheqësia paraprake nuk i ka realizuar obilgimet e saj, si për shembull përfundimin me kohë të rikonstruimit ose furnizimit të pajisjeve - bankave dhe karrigeve për nxënësit. Në 140 shkolla do të zhvillohet mësimin në një turn, gjë për të cilën autoritetet po përpiqen që ta fusin në të gjitha shkollat. 

Për herë të parë pas shtatë vitesh viti shkollor fillon me dorëzim në kohë të teksteve në të gjitha shkollat ​​fillore në vend. Në ditën e parë të shkollës nxënësit do t'i marrin tekstet shkollore, Sipas ministris resor, rreth 10 tituj të rinj janë siguruar në arsimin fillor dhe mbi 100 në arsimin e mesëm që nuk janë shtypur deri më tani. 

MASH informooi se në shkolla tashmë ka dorëzuar 360 mijë kopje të të gjitha teksteve dhe materialeve shkollore të miratuara dhe të shtypura. E vetmja gjë, sipas Janevskës, është se për të pestin vit radhazi në arsimin fillor do të mungojnë tekstet e gjuhëve të huaja nga klasa e para deri në klasën e nëntë, sepse udhëheqësia e mëparshme në MASH-it e anuloi procedurën për prokurim publik dhe ai vendim është në fazën e ankimimit, e cila është ende në vijim. 

Këtë vit, filloristët dhe gjimnazistët nuk do të kenë pushim pranveror, vendosi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të anketës së realizuar mes arsimtarëve, prindërve dhe fëmijëve, prej të cilëve shumica jaë deklaruar se pushim i tillë nuk nevojitet. Pushimi dimëror fillon më 31 dhjetor, ndërsa përfundon më 19 janar. Pushimi veror, megjithatë, fillon më 11 qershor, ndërsa përfundon më 31 gusht.

Sipas të dhënave të MASH, numri i nxënësve është ulur për 17 mijë në shtatë vitet e fundit. Në të njëjtën periudhë numri i nxënësve të klasës së parë është ulur për rreth 3500 mijë.

Në vitn e ri shkollor 2024/2025, në shkollat ​​e rregullta fillore do të punësohen mbi 1000 asistentë arsimorë për të ndihmuar në përmirësimin e procesit arsimor të nxënësve me aftësi të kufizuara dhe do t'u ndihmojnë atyre në kryerjen e përditshme të detyrave të tyre shkollore. Asistentët arsimorë punësohen përmes shkollave fillore me qendra burimore, ndërsa sipas kërkesave të prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve me aftësi të kufizuara.

Sipas MASH, deri më tani janë realizuar plotësisht konkurset për 815 asistentë, ndërsa janë siguruar mjete dhe pëlqime për 200 të tjerë, të cilët pasi të përzgjidhen me konkurse publike, para se të angazhohen, do t'i nënshtrohen trajnimit shtesë për kryerjen cilësore të detyrave të parapara të punës.

Për shkak të gjendjes së keqe të buxhetit dhe mjeteve të pasigurta për projekte dhe detyrime në arsim, mësuesit nuk do të kenë rritje pagash prej 12 për qind në shtator, siç kërkon sindikata, por do të ketë rritje në muajin mars. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR