Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme më së shumti e vizitojnë Kuvendin
- Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme janë vizitorët më të shpeshtë të ndërtesës së Kuvendit në kuadër të vizitave të organizuara që i organizon Instituti Parlamentar.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:50, 4 gusht, 2023

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme janë vizitorët më të shpeshtë të ndërtesës së Kuvendit në kuadër të vizitave të organizuara që i organizon Instituti Parlamentar.
Gjatë vitit akademik 2022/2023, gjegjësisht nga 1 shtatori deri më 14 qershor gjatë vizitave të organizuara, Kuvendin e kanë vizituar 9.882 persona, prej të cilave pjesa më e madhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.
Nëpërmjet vizitës së organizuar në pjesën solemne të Kuvendit, të shoqëruar nga një guidë profesionale, nxënësit kanë mundësi të njihen me historinë e ndërtesës, ambientet e brendshme dhe sallat më përfaqësuese, si dhe organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni.
Nga Instituti Parlamentar theksojnë se numri më i madh i vizitorëve janë një sinjal i fuqishëm për përpjekjet e Kuvendit për promovimin e kulturës së hapur të pushtetit legjislativ, veçanërisht te të rinjtë.
Foto: Fejsbuk Instituti Parlamentar