Nxënës të SHFK "Dimo Haxhi Dimov" janë ankuar për dhimbje barku, AUV po kryen kontroll të jashtëzakonshëm në kuzhinë
- Shërbimet inspektuese të Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë (AUV), në koordinim me Inspektoratin shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Institutin e shëndetit publik dhe Qendrën për shëndet publik, sot po kryejnë inspektim të jashtëzakonshëm në kuzhinën e operatorit të ushqimit në Shkollën fillore komunale "Dimo Haxhi Dimov" në Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 13:13, 26 nëntor, 2025
Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Shërbimet inspektuese të Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë (AUV), në koordinim me Inspektoratin shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Institutin e shëndetit publik dhe Qendrën për shëndet publik, sot po kryejnë inspektim të jashtëzakonshëm në kuzhinën e operatorit të ushqimit në Shkollën fillore komunale "Dimo Haxhi Dimov" në Shkup.
Intervenimi vjen pas raportimit të sotëm se një numër i madh i nxënësve janë ankuar për dhimbje stomaku, informojnë nga AUV.
"Me qëllim konstatimin e burimit të helmimit eventual me ushqim, kuzhina e shkollës është mbyllur përkohësisht. Konform Protokollit nacional për veprim ndaj helmimit me ushqim, do të realizohet një anketë epidemiologjike dhe do të merren mostra të ushqimit të inkriminuar, sipërfaqeve të punës, enëve dhe makinave për testim laboratorik", informon Agjencia.
Nga AUV informojnë se pas përfundimit të kontrollit, opinioni do të informohet për rezultatet dhe masat e vendosura.
foto: arkivi i MIA-s