• e premte, 05 dhjetor 2025

Nxënës nga "Qendra algoritmike" - Shkup në aktivitetin edukativ "Kam qëndrim!" në Kuvend

Nxënës nga

Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) - Nxënës nga "Qendra algoritmike" - Shkup sot do të marrin pjesë në aktivitetin edukativ "Kam qëndrim!" në Kuvend. 

Siç informon shërbimi për shtyp i Kuvendit, aktiviteti parasheh simulim të procesit për shqyrtimin e Propozim-ligjit në Parlament. 

"Qëllimi është afrimi i punës së Kuvendit dhe procesi i miratimit të ligjeve te popullata e re, që do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre në lidhje me demokracinë dhe do t'i nxisë dhe t'i përgatitë për kriticizëm dhe përfshirje shoqërore dhe politike", thuhet në kumtesë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR