Numri i viktimave nga përmbytjet në Nepal ësjtë rritur në 148, autoritetet në kërkim pas të mbijetuarve
- Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rëshqitja e dheut, të shkaktuara nga të reshurat monsune në Nepal, është rritur në 148, kumtuan sot autoritetet e atjeshme.
- Post By Besnik Shuki
- 15:44, 29 shtator, 2024

Katmandu, 29 shtator 2024 (MIA) - Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rëshqitja e dheut, të shkaktuara nga të reshurat monsune në Nepal, është rritur në 148, kumtuan sot autoritetet e atjeshme.
Ekipet e shpëtimit janë në kërkim edhe pas 55 personave, njoftoi DPA.
Të reshurat e mëdha të shiut, të cilat filluan të enjten, e kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, e posaçërisht të rrëmbyeshme ishin në pjesën lindore dhe qendrore të vendit.
Më shumë se gjysma nga viktimat janë në kryeqytetin Katmandu dhe rajonet në rrethinë. bsh/
Foo: MIA arkiv