• e martë, 26 nëntor 2024

Numri i viktimave - ithtarë të një sekti në Keni u rrit në 403

Numri i viktimave - ithtarë të një sekti në Keni u rrit në 403

Nairobi, 18 korrik 2023 (MIA) - Autoritetet në keni sot kumtuan se kanë gjetur akoma trupa në pyllin Shakahole në lindje të vendit, me çka numri i viktimave të sektit "Kisha ndërkombëtare e lajmeve të mira" që bën thirrje për agjërim u rrit në 403.

Autorittet e atjeshme presin që ky numër i fundit i konfirmuar të rritet akoma, sepse gjurmimi për varrezat masive po vazhdon, pothuajse tre muaj pas zbulimit të viktimave të para.

Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë, të cilët e humbën jetën në pyllin Shakahola ku tkaoheshin ithtarët e sektit të kryesuar nga i arrestuari Pol Mekenzi Ntenge.

Ai ithtarëve të vet u kishte thënë se duhet të agjërojnë për "t'u takuar me Jezusin".

Ntenge u dorëzua në polici më 15 prill dhe menjëherë u arrestua. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR