• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Numri i të vdekurve nga sulmet amerikane ndaj Jemenit u rrit në 80, kumtuan kryengritësit

Numri i të vdekurve nga sulmet amerikane ndaj Jemenit u rrit në 80, kumtuan kryengritësit

Kajro, 19 prill 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore amerikane ndaj portit për tankerë Ras Isa në Jemen, i kontrolluar nga huthët, u rrit në së paku 80, kumtoi milicia nën linjën iraniane.

Kanali televiziv satelitor Al-Masira, i lidhur me huthët, duke iu referuar Ministrisë së Shëndetësisë të milicisë, lajmëroi se së paku 80 e kanë humbur jetën, ndërsa 150 të tjerë janë lënduar nga bombardimi i objektit në Jemein perëndimor.

DPA thekson se informata nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Sulmet paraqesin një prej sulmeve më vdekjeprurëse deri më tani në fushatën e bombardimeve që e filloi presidenti amerikan, Donald Tramp më 15 mars.

Komanda qendrore e ushtrisë amerikane kumtoi se "forcat amerikane ndërmorën aksion për ta eliminuar burimin e derivateve për terroristët huthë dhe për t'i privuar nga të ardhurat ilegale me të cilat ata po e terrorizojnë tërë rajonin për mbi dhjetë vite".

Porti Ras, pikë e rëndësishme për përpunimin e naftës, ndodhet në provincën jemenase Hodeida në brigjet e Detit të Kuq. Ai është fundi i gazpërçuesit që çon drejt provincës së pasur energjetike jemenase, Marib, të cilën akoma e mbajnë aleatët e qeverisë jemenase në egzil. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR