• e martë, 08 tetor 2024

Numri i personave të zhvendosur brenda vendit mbarë botën është rritur në 76 milionë

Numri i personave të zhvendosur brenda vendit mbarë botën është rritur në 76 milionë

Gjenevë, 14 maj 2024 (MIA) - Konflikti në Sudan dhe Gazë e ka rritur numrin e personave të zhvendosur brenda vendit në botë në 75,9 milionë rekord në fund të vitit 2023, njoftoi sot organizata joqeveritare IDMC.

Qendra për ndjekjen e personave të zhvendosur brenda vendit (IDMC) njoftoi se ky numër është niveli i ri më i lartë në fund të vitit, i nxitur nga "niveli i ri alarmant i njerëzve, të cilët janë detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre".

Sipas tyre, numri i personave të zhvendosur në kufijtë e shteteve ku jetojnë është rritur për më shumë se 50 për qind në pesë vitet e kaluar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR