Numri i personave të lënduar nga zjarri në gazsjellësin në Malajzi është rritur në 112
- Numri i personave të lënduar nga zjarri në gazsjellësin në Malajzi është rritur në 112, ndërsa 63 persona janë shtruar në spital, kumtuan autoritetet lokale.

Kuala Lumpur, 1 prill 2025 (MIA) - Numri i personave të lënduar nga zjarri në gazsjellësin në Malajzi është rritur në 112, ndërsa 63 persona janë shtruar në spital, kumtuan autoritetet lokale.
Më herët u kumtua se 33 persona janë lënduar, ndërsa gjashtë janë dërguar në spital.
Zëvendës shefi i policisë së shtetit Selangor, Mohd Zaini Abu Hasan tha se në zjarrin janë dëmtuar edhe 49 shtëpi, transmetoi Ksinhua.
Bëhet me dije se gazsjellësi kryesor është fikur dhe se zjarri do të shuhet plotësisht pasi të digjet gazi i mbetur.
Kryeministri i Malajzisë Anvar Ibrahim urdhëroi qeverinë e shtetit të ndihmojë viktimat e incidentit.
Më herët sot, autoritetet kumtuan se ka shpërthyer zjarr i gazsjellësit me të cilin udhëheq kompania shtetërore e energjisë "Petronas" në shtetin Selangor, në afërsi të kryeqytetit Kuala Lumpur. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s