Numri i përgjithshëm i të dyshuarve për zjarrin në Koçan deri tani është 34 persona
- Me përfundimin e hetimit do të sqarohen të gjitha rrethanat dhe faktet për arsyen e zjarrit, kush e shkaktoi, mënyrën e ndezjes dhe me cilin mjet piroteknik, deklaroi prokurori Ljupço Kocevski.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:05, 21 mars, 2025

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Me përfundimin e hetimit do të sqarohen të gjitha rrethanat dhe faktet për arsyen e zjarrit, kush e shkaktoi, mënyrën e ndezjes dhe me cilin mjet piroteknik, deklaroi prokurori Ljupço Kocevski.
Kocevski, këtë e theksoi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sot në konferencën për media në të cilën ai njoftoi se për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan është hapur procedurë hetimore kundër 27 personave fizikë dhe juridikë.
Me këtë, për zjarrin në të cilin e humbën jetë 59 persona, mes të cilëve edhe gjashtë fëmijë, numri i përgjithshëm i të dyshuarve është 34 persona fizik, pasi dje Prokuroria Publike hapi hetim kundër shtatë policëve nga SPB Shtip dhe SPKP Koçan.
Personat, siç informoi Kocevski, dyshohen për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi prej së paku tre vjet, që do të thotë se dënimi maksimal është 20 vjet.
"Ky është vetëm fillimi i hetimeve dhe po zhvillohet një procedurë e gjerë hetimore, në kuadër të së cilës do të duhet të mblidhen një sasi e madhe provash dhe të kryhen veprimet hetimore. Premtova se hetimi do të jetë i shpejta dhe efikas, andaj apeloj që të gjithë të jenë të përmbajtur dhe të qetë, dhe me këtë t'i jepet hapësirë organeve hetuese në mënyrë cilësore ta kryejnë hetimin", deklaroi Kocevski.
I pyetur nëse në hetim është konstatuar se në objekt po shitej lëndë narkotike, Kocevski, tha se për momentin nuk mund të japë detaje.
Lidhur me masën dhënie dhe marrje ryshfet, Kocevski tha se, kjo do të jetë pjesë e procedurës hetimore.
I pyetur nëse tashmë janë siguruar dëshmitarë apo bashkëpunëtor të drejtësisë, Kocevski, tha për momentin dhe i bëri thirrje të gjithëve që mund të kenë prova të raportojnë në PTHP.
"Për momentin bashkëpunëtor të drejtësisë në këtë fazë të procedurës nuk kemi. Megjithatë, apeloj që të gjithë qytetarët nëse kanë dëshmi apo kanë qenë dëshmitarë okularë të lajmërohen në Prokurorinë Publike dhe të japin deklaratë", deklaroi Kocevski.
PTHP Koçan, më herët sot ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë për të cilët ekziston dyshimi se si bashkëkryerës kanë kryer vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme. Të gjithë janë siguruar dhe Prokuroria Publike e Koçanit kërkon masën e paraburgimit, me përjashtim të tre personave të hospitalizuar. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s