• e premte, 22 nëntor 2024

Numri i fluturimeve komerciale në BE në shtator edhe më tej nën nivelin parapandemik

Numri i fluturimeve komerciale në BE në shtator edhe më tej nën nivelin parapandemik

Bruksel, 13 tetor 2023 (MIA) - Gjatë shtatorit të këtij viti në BE janë realizuar 605.806 fluturime komerciale, që paraqet rritje për 7,9 për qind në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, por ky numër megjithatë është më i ulët për 8,9 për qind në krahasim me shtatorin e vitit 2019, kumtoi Shërbimi evropian i statistikave (Eurostat).

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, të dhënat e Eurostatit tregojnë në trendin nga tre muajt paraprake, kur ka pasur rritje të në nivel vjetor, por ato edhe më tej ishin nën nivelin e vitit parapandemik.

Ashtu, në qershor numri i fluturimeve ka shënuar rritje në nivel vjetor prej 6,9 për qind, në korrik prej 7,4, ndërsa në gusht prej 6,6 për qind. Nga ana tjetër, krahasuar me vitin 2019 në qershor ka pasur rënie prej 10,4 për qind, në korrik prej 9,0, ndërsa në gusht ulje për 8,5 për qind.

Megjithatë edhe krahas treguesve të përgjithshëm negativ, gjashtë anëtare të BE-së në shtator shënojnë numër më të madh të fluturimeve të realizuara komerciale krahasuar me muajin e njëjtë nl vitin 2019 dhe atë në Greqi prej 10,9 për qind, Portugali prej 9,0, Qipro prej 5,9, Kroaci prej 2,6, Irlandë prej 1,4 dhe Maltë prej 0,7 për qind.

Rënie më të madhe të flutirimeve mes shtatorit 2023 dhe shtatorit 2019, megjithatë, ka në Letoni prej 30,4 për qind, para Finlandës prej 30,2 për qind, Estonisë prej 25,4 për qind, Suedisë prej 24,1 dhe Sllovenisë prej 22,9 për qind. bsh

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR