• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Numri i austriakëve të cilët jetojnë në varfëri është rritur për më shumë se 50 për qind

Numri i austriakëve të cilët jetojnë në varfëri është rritur për më shumë se 50 për qind

Vjenë, 25 prill 2024 (MIA) - Numri i austriakëve në varfëri absolute është rritur për më shumë se 50 për qind, nga 201.000 në vitin 2022 në 336.000 vitin e kaluar, njoftoi sot Enti austriak i Statistikës.

Në raport me numrin e banorëve, kjo përfaqëson rritje prej 2,3 për qind në vitin 2022 në 3,7 për qind në vitin 2023, që është përqindje më e lartë gjatë pesë viteve të kaluara. 

Sipas numrave të prezantuar nga Enti i Statistikës, njerëzit e goditur nuk mundën t'i lejonin vetes shumë gjëra të përditshme si qira, ngrohje ose ushqim. 

Fëmijët dhe të rinjtë janë relativisht më shpesh të goditur nga varfëria se sa të rriturit. Rreth 5,3 për qind e njerëzve të moshës nën 18 vjet (88.000 njerëz) ishin rrezikuar dukshëm financiarisht dhe socialisht. Përderisa 1,9 për qind e personave mbi 65 vjet (30.000 njerëz) janë të goditur nga varfëria. Gjithashtu, 41 për qind e prindërve beqarë dhe 31 për qind e familjeve me të paktën tre fëmijë janë të ekspozuar në rrezik nga varfëria. 

Sipas të dhënave, përqindja e banorëve në rrezik nga varfëria do të ishte madje 42 për qind pa përfitimet shtetërore sociale. 

"Rritja e çmimeve të ushqimit, qirasë dhe energjisë e përkeqësoi gjendjen e njerëzve të cilët jetojnë në varfëri", deklaroi ministri austriak për çështje sociale Johanes Rauç, duke shtuar se kjo është e turpshme për një vend si Austria. 

Sipas tij rritja e varfërisë fëmijërore në Austri është shqetësuese. 

Për mua është plotësisht e papranueshme ajo që fëmijët duhet të rriten në varfëri, theksoi Rauç. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR