• e diel, 22 dhjetor 2024

Numri i austriakëve që jetojnë në varfëri është rritur për më shumë se 50 për qind

Numri i austriakëve që jetojnë në varfëri është rritur për më shumë se 50 për qind

 Vjenë, 26 prill 2024 (MIA)   - Numri i austriakëve në varfëri absolute është rritur për më shumë se 50 për qind, nga 201.000 në vitin 2022 në 336.000 vitin e kaluar, njoftoi Enti i Statistikës së vendit.

Sipas numrave të prezentuara nga Statistika e Austrisë, njerëzit e prekur nuk mund të përballonin shumë gjëra të përditshme si qira, ngrohje apo ushqim. 

 Fëmijët dhe të rinjtë janë relativisht më shpesh të prekur nga varfëria sesa të rriturit.

Në rrezik nga varfëria janë 41 për qind e prindërve kryefamiljarë dhe 31 për qind e familjeve me të paktën tre fëmijë.

 Sipas të dhënave, përqindja e banorëve të rrezikuar nga varfëria do të ishte deri në 42 për qind pa ndihmën sociale shtetërore.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR