• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk ka salmonelë në mostrat nga ushqimi në kuzhinën e kopshtit "23 Avgust" në Berovë

Nuk ka salmonelë në mostrat nga ushqimi në kuzhinën e kopshtit

 Berovë, 6 shkurt 2023 (MIA)  -  Rezultatet e mostrave të marra nga ushqimi dhe lëndët e para për përgatitjen e ushqimit nga kuzhina në kopshtin e fëmijëve "23 Avgust" në Berovë, tregojnë se nuk është konstatuar prania e salmonelës.

Në njoftimin që kopshti ka marrë  nga Qendra për Shëndet Publik në Koçan te të gjitha mostrat e marra nga dhjetë lloje të ushqimit në kopsht nuk është gjetur prania e  salmonelës.  

 "Paraprakisht, siç e dini  rezultatet ishin negativë  për praninë e salomenelës edhe në mostrat e marra nga sipërfaqet ku përgatitet ushqimi, ndërsa nuk është konstatuar prania e bakterit   as te vetë të punësuarit", kumtuan nga kopshti "23 Avgust". 

 Nga atje theksuan se në drejtim të sigurisë më të madhe për punën e institucionit nga  Qendra për Shëndet Publik, paraprakisht janë dhënë rekomandime për dezinfektim dhe higjienë më të madhe në kopsht.

 Deri më tani janë gjetur mostra të bakterit të salmonelës tek 11 fëmijë që kujdeseshin në institucion, për këtë arsye kuzhina në kopsht ishte mbyllur.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 


 
 

QËNDRONI TË LIDHUR